Vizita e Znj. Randi Davis dhe përfaqësuesve të Ambasadës Suedeze në AKMC

Znj. Randi Davis, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Suedeze, zhvilluan një vizitë zyrtare në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Tiranë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe në Prefekturën e Fierit.
Në ambientet e AKMC-së, ata u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Haki Çako. Gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin me UNDP-në në kuadër të projektit #RESEAL, dhe vizituan infrastrukturën moderne të mbështetur nga ky projekt, përfshirë Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile, Qendrën Operacionale të Lëvizshme dhe hapësirat e dedikuara për pajisjet e emergjencave.
Në Fier, u zhvillua një takim me Prefektin dhe përfaqësues të strukturave të emergjencave civile të qarkut dhe të 6 bashkive. U prezantua dokumentacioni përfundimtar dhe u dorëzuan uniforma të reja për ekipet e emergjencave civile.
Kjo vizitë shënoi përmbylljen me sukses të fazës së parë të projektit RESEAL – “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, duke ndihmuar në forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe lokale për menaxhimin e emergjencave civile. Një hap i madh për sigurinë dhe bashkëpunimin në komunitet!
Projekti #RESEAL – “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, financohet nga qeveria Suedeze Embassy of Sweden in Tirana, Portugeze dhe Shqiptare dhe zbatohet nga #UNDPShqipëri.