UNDP po zhvillon në Tiranë seminarin 3-ditor për përgatitjen ndaj përballjes me fatkeqësitë

UNDP po zhvillon në Tiranë seminarin 3-ditor për përgatitjen ndaj përballjes me fatkeqësitë, me pjesëmarrës nga zyrat e UNDP-së dhe institucionet shtetërore nga Shqipëria 🇦🇱, Maqedonia e Veriut 🇲🇰 dhe Mali i Zi 🇲🇪!
Dita e parë solli në fokus:
👉🏻 Rëndësinë e përgatitjes për të përballuar fatkeqësitë natyrore
👉🏻 Mësime dhe shkëmbime eksperiencash nga simulimet e kryera për reagimin ndaj emergjencave në vendet si Shqipëria 🇦🇱, Rumania 🇷🇴, Spanja 🇪🇸 dhe Italia 🇮🇹
👉🏻 Menaxhimi efektiv i Qendrave të Operacioneve të Emergjencës
Një element kyç i seminarit është përgatitja për përballimin e fatkeqësive dhe menaxhimi i integruar i riskut nga përmbytjet në kontekstin ndërkufitar, veçanërisht në basenin e lumit Drin.
Së bashku po punojmë të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme dhe të fuqizojmë kapacitetet vendore për përballimin e fatkeqësive. UNDP qëndron e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët në këto vende.
📍 Na ndiqni në ditët në vijim për më shumë nga seminari!
Seminari po zhvillohet në kuadër të projektit për Rritjen e Qëndrueshmërise ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Menaxhimin e Riskut ndaj Përmbytjeve në Basenin e Lumit Drin në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Adaptation Fund.
Today UNDP kicked off the #PreparednessLearningPathway workshop in #Tirana with participants from 🇦🇱 Albania, 🇲🇰 North Macedonia & 🇲🇪 Montenegro!
Highlights from Day:
👉🏻 What is preparedness & why it matters
👉🏻 Lessons from emergency response simulations in 🇦🇱 🇷🇴 🇮🇹 🇪🇸
👉🏻 Managing effective Emergency Operations Centres
Together with our partners, we are building a regional community of practice for disaster resilience and integrated flood risk management.

Lajme të tjera