U zhvillua takimi i 3-të i Komitetit Drejtues të këtij projekti, nga 28-30 prill në Puglia të Italisë

Partnerët e projektit “SA Resilience”, ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është Partner Leader, zhvilluan takimin e 3-të të Komitetit Drejtues të këtij projekti, nga 28-30 prill në Puglia të Italisë.
Në këtë takim, që u hap nga Z. Klajdi Nikolla, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtare dhe Projekteve në AKMC, u prezantuan aktivitetet e zhvilluara deri tani nga secili prej partnerëve, problemet e hasura, zgjidhjet e identifikuara si dhe hapat e mëtejshëm. Gjithashtu partnerët diskutuan progresin financiar dhe atë të komunikimit, me aktivitetet e zbatuara dhe ato të planifikuara për të ardhmen.

Projekti “SA Resilience”, në kuadër të Programit IPA South Adriatic 2021-2027, ka në fokus rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e zjarreve dhe të burimeve ujore, bashkëpunimin ndërkufitar dhe koordinimin në fushën e Mbrojtjes Civile.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Lajme të tjera