Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor janë të angazhuara maksimalisht, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut dhe reshjet e dëborës në lartësinë mbi 600 metra.
Strukturat operacionale janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje.
Situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga afër.
U bëjmë thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.
Linku: https://www.facebook.com/akmc.gov.al/videos/649639774482176