Bashkë me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nisëm turin “Mbrojtja Civile në Turne”. Ky tur shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të forcuar kulturën e mbrojtjes civile në nivel lokal dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e informimit dhe përgatitjes për situata emergjente.
Informimi i saktë dhe në kohë mund të shpëtojë jetë dhe është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes efektive ndaj rreziqeve natyrore apo të shkaktuara nga njeriu.
Në aktivitetin e zhvilluar në #Përmet morën pjesë Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Kryetarja e Bashkisë së Përmetit dhe ekipi i vajzave të basketbollit të qytetit, kampione të Shqipërisë, të cilat u angazhuan si ambasadore të fushatës ndërgjegjësuese për mbrojtjen civile, duke përcjellë mesazhe frymëzuese dhe motivuese për komunitetin.
Vodafone u bë pjesë e kësaj fushate, duke shpërndarë mesazhe sensibilizuese përmes kanaleve të saj dhe duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitet. Kjo qasje arriti të angazhojë rreth 4300 banorë të Përmetit dhe Këlcyrës – një shembull domethënës i përfshirjes së sektorit privat në çështje jetike dhe me rëndësi publike si mbrojtja civile.
Turneu po zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në kuadër të projektit #RESEAL, pjesë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
#RESEAL, i financuar nga qeveritë e Suedisë
Embassy of Sweden in Tirana, Portugalisë
, Zvicrës
Embassy of Switzerland in Albania dhe Qeveria Shqiptare
, synon përmirësimin e menaxhimit të risqeve dhe forcimin e aftësive ripërtëritëse të komuniteteve në Shqipëri.











