Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi me mbështetjen e USAID, organizojnë trajnimin “Teknikat operacionale të fikjes së zjarrjeve” nën asistencën e ekspertëve të Programit Operacional të Zjarrit të Shërbimit Pyjor pranë Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, US. Service FOREST FIRE.
Gjatë këtij trajnimi, personeli i MZSH-s që angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve,do të njihen me metoda dhe teknika për menaxhimin e emergjencave civile dhe në mënyrë të veçantë mbi teknikat e avancuara të fikjes së zjarrjeve në pyje.
Drejtoria e Trajnimit Zjarrfikes & Mbeshtetja Logjistike








