Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të projektit “Forcimi i Aftësisë Ripërtëritëse në Shqipëri – Projekti RESEAL”, i financuar nga PNUD Shqipëri, në datat 07 dhe 08.11.2024 zhvilloi trajnimin dhe ushtrimin e simulimit në shkollën “Ali Podrimja” në Tropojë, për menaxhimin e riskut ndaj fatkeqësive (MRF) në Institucione të Arsimit Parauniversitar, me skenar ” Rënie zjarri”
Aktivitetet u kryen dhe me asistencën teknike të Engineering & Risk Management Consultants Sh.p.k (ERMC)
Një falenderim për institucionet pjesëmsrrëse dhe mbështetëse : UNDP Albania – United Nations Development Programme- Resilience, Strengthening in Albania – RESEAL,
AKMC – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Emergjencat Civile Bashkia Tropojë,
MAS – Ministria e Arsimit dhe Sportit,
AKAP- Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
QKUM- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore;
MZSH- Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Tropojë;
Drejtoria Vendore e Policisë Tropojë;
Kryqi i Kuq ,dega Tropojë;
Prindër, mësues dhe nxënës.