Me mbështetjen e USAID-t, në datat 21-22 shkurt, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Programin Ndërkombëtar të USFS dhe PDC të Universitetit të Hawait, organizon trajnimin mbi përdorimin e Platformës “DisasterAWARE” pranë Qendrës Kombëtare Opercionale të Emergjencave Civile.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është implementimi i Platformës “Disaster AWARE”, me bazë informacioni gjeohapsinor, i cili hedh bazat për ngritjen e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm në vendin tonë.
Nëpërmjet zbatimit të kësaj platforme synohet të përmirësohet monitorimi i rreziqeve, rezultatet e vendimmarrjes për menaxhimin e fatkeqësive dhe paralajmërimi i hershëm, duke shërbyer si bazë për ngritjen e Sistemit Rajonal të Paralajmërimit të Hershëm në Ballkan.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim janë përfaqësues të strukturave homologe të Mbrojtjes Civile, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe AKMC nga vendet e rajonit, me prezencë fizike dhe virtuale.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Drejtoria per mbrojtje dhe shpetim
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#AME#MC#civilprotection



