Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian

Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.
Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian.
Operacionet po zhvillohen në këto zona: 🔹 Parku Kombëtar i Lurës – Dibër 🔹 Zall Gjoçaj – Mat 🔹 Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos 🔹 Kalasë – Delvinë 🔹 Markat – Konispol 🔹 Piqeras & Sasaj – Himarë 🔹 Fang & Kulme – Rrëshen 🔹 Dishnicë – Korçë 🔹 Parku i Prespës – Pustec 🔹 Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër 🔹 Dragobi – Tropojë 🔹 Mali i Shkëlzenit – Tropojë 🔹 Shëngjergj – Tiranë 🔹 Kuç – Vorë / Shetel – Shijak 🔹 Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

Lajme të tjera