Në kuadër të reformës të Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako hapi takimin e parë me Grupet Ndërinstitucionale të Punës të kryesuar nga Zëvendes Ministre e Mbrojtjes, Znj.Dallëndyshe Bici.
Synimi i aktivitetit ishte hartimi i tre dokumentave strategjik në fushën e Mbrojtes Civile :
1. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë;
2. Plani Kombëtar për Emergjencat Civile;
3. Vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë në nivel Qendror;
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e grupit politik në rang zëvendës ministrash, përfaqësues nga organizata të ndryshme si #BE, #UNDP, #AICS, World Bank si dhe aktorë të tjerë pjesë të grupeve ndërinstitucionale teknike të punës.











