Sot u zhvillua takimi për hartimin e Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, ku mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, me përfaqësuesit e UNDP-së dhe ekspertët ndërkombëtarë, Z. Paul Murphy dhe Devin Kerins, dhe ekspertët kombëtarë, Z. Rikard Luka dhe Z. Enri Hide.
Aktiviteti u mbështet nga projekti RESEAL
(Resilience Strengthening in Albania), i zbatuar nga UNDP dhe financuar nga qeveria Suedeze dhe Portugeze.