Takimi me ekspertë ndërkombëtarë në fushën e zjarreve në pyje

📌Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, me ndërmjetësinë e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, u organizua takimi me ekspertë ndërkombëtarë në fushën e 🔥zjarreve në🌲pyje, në zbatim të kuadrit ligjor të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian 🇪🇺(UCPM).
👉Misioni Këshillues për Zjarret në Pyje në🇦🇱Shqipëri ka për qëllim ofrimin e asistencës teknike nga ekspertë ndërkombëtarë, nëpërmjet takimeve ndërinstitucionale, për analizën e situatës dhe ofrimin e asistencës teknike ndaj forcave operacionale të përfshira në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje.
Gjatë takimit u prezantuan:
▪️Kuadri ligjor dhe institucional i Agjencisë në marrjen e masave për parandalimin dhe menaxhimin e shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota.
▪️Analiza statistikore e të dhënave të raportuara nga bashkitë për zjarret gjatë vitit 2025.
▪️ Problematikat në parandalimin, menaxhimin e shuarjes dhe masat rehabilituese të sipërfaqeve të djegura.
▪️ Nevojat dhe sfidat e sektorit lidhur me paralajmërimin e hershëm, përballimin e situatës në rast zjarri, vlerësimin e dëmeve dhe masat parandaluese.
▪️ Roli i ALFIS-it në standardizimin dhe menaxhimin e informacionit mbi fatkeqësitë natyrore.
🤝Takimi shërbeu për shkëmbimin e eksperiencave, analizën e situatës dhe ofrimin e këshillimit teknik për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje.