Takimi konsultativ me ekspertët e NATO-s mbi qëndrueshmërinë

Takimi konsultativ me ekspertët e NATO-s mbi qëndrueshmërinë, i zhvilluar këtë javë në Ministrinë e Mbrojtjes, ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona në emergjencat civile.

Përfaqësues nga institucione të ndryshme, si AKMC, Ministria e Infrastrukturës, dhe Ministria e Shëndetësisë, u bashkuan me katër ekspertë të NATO-s për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të qëndrueshmërisë kombëtare.

Ky proces, që vazhdon prej katër vitesh, thekson angazhimin tonë për të përmirësuar mbrojtjen ndaj fatkeqësive, duke shfrytëzuar ekspertizën dhe mbështetjen e aleancës.

Lajme të tjera