Takimi i Parë për Ushtrimin Kompleks në terren “FloodNorthAlb” shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri.
Kjo stërvitje komplekse, me përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, pjesë e konsorciumit – Greqia, Mali Zi, Italia, Qipro – synon përmirësimin e aftësive reaguese në rast të përmbytjeve.
Misioni i stërvitjes përfshin koordinimin e strukturave vendore dhe qendrore të Sistemit te Mbrojtjes Civile në Shqipëri, si dhe atondërkufitare, duke integrur praktikat më të mira të #UCPM. Diskutimet konkrete dhe konstruktive gjatë dy ditëve të aktivitetit kanë fokusuar në planifikimin e ushtrimit, përfshirë simulimin e situatave të përmbytjeve në Shkodër.
Roli kyç i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si Leadpartner, në këtë bashkëpunim me partnerët vendore dhe ndërkombëtar shërben për të krijuar një sistem të fortë të gatishmërisë dhe reagimit në rast të fatkeqësive të mëdha.
Angazhimi i strukturave operacionale, pushtetit vendor, dhe institucioneve të Mbrojtjes Civile, si dhe mbikëqyrja e Brukselit, theksojnë përpjekjet për forcimin e sistemit dhe përparimin drejt standardeve të UCPM. Bashkë drejt një sistemi më të fortë të gatishmërisë dhe reagimit në rast të fatkeqësive të mëdha.