Bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (#AKMC) dhe Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, sollëm së bashku një spektër të gjerë partnerësh: përfaqësues nga ministritë e linjës, agjencitë e qeverisjes qendrore dhe lokale, akademinë, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare.
Qëllimi? Takimi i parë konsultativ për krijimin e Platformës Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (NP4DRR).
Në një kohë kur risqet klimatike dhe sizmike bëhen gjithnjë e më komplekse, menaxhimi i tyre nuk mund të jetë mision i një institucioni të vetëm – është një përgjegjësi kolektive.
Pse është ky një hap kyç?
Koordinim Ndërsektorial: Bashkon vendimmarrësit, ekspertët dhe sektorin privat për një reagim të unifikuar.
Qëndrueshmëri Afatgjatë: Zhvendos fokusin nga reagimi pas fatkeqësisë, drejt parandalimit dhe integrimit të riskut në çdo investim të ri.
Kjo platformë po krijohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me mbështetje të UNDP Albania, në kuadër të projektit “Forcimi i Aftësisë Ripërtëritëse në Shqipëri – #RESEAL (Faza II)”, financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (#SECO) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me AKMC.
Krijimi i kësaj platforme përafron Shqipërinë me standardet e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, duke konsoliduar rolin e saj si një partnere e besueshme brenda Mekanizmit të BE-së (UCPM) dhe duke forcuar përputhshmërinë me politikat e sigurisë komunitare.
