Takimi i parë i komitetit drejtues të programit rajonal “IPA Care”

Takimi i parë i komitetit drejtues të programit rajonal “IPA Care”, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve nga DG Echo, Konsorciumi, partneri lider-MSB si dhe partnerët e projektit, ndër to Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)  dhe Urgjenca, u zhvillua në datat 04-05 Nëntor 2024, në Budva, Mali Zi.

Pas një tabloje të përgjithshme mbi ecurinë e projektit dhe aktiviteteve të zhvilluara deri tani, secili nga përfaqësuesit bëri një prezantim të ecurisë së aktiviteteve që janë zhvilluar, zbatimin e projektit sipas Planit të Veprimit si dhe pritshmëritë dhe objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet kësaj nisme.

Përfaqësuesja e AKMC-së, Znj. Nevila Hamza theksoi faktin që ecuria e implementimit të projektit është realizuar sipas Planit të Veprimit, duke zhvilluar të gjitha aktivitetet e parashikuara gjatë kësaj periudhe kohore.Peter Glerum, drejtues i këtij projekti bëri një prezantim të plotë  të stërvitje/ushtrimeve që  do të realizohen sipas paketave respektive të punës. Komiteti Drejtues i këtij Projekti është parashikuar të mblidhet dy here vit,  me takimin e  radhës që  do të mbahet në 9 prill 2025.

Lajme të tjera