Në Ambasadën Italiane në Shqipëri u zhvillua më 18.6.2021 një takim ku ishin të pranishëm, Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, Ministri i Rindërtimit, z. Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga Kryeministria, Bashkia Tiranë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe AKMC.
Në këtë takim u diskutua për programet italiane për rindërtimin pas tërmetit, në kuadër të investimeve për rimëkëmbjen, të parashikuara nga Qeveria Italiane në fushën e energjisë, bujqësisë dhe për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Sistemit të Mbrojtjes Civile në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Ligjin 45/2019 – një mbështetje kjo shumë e rëndësishme dhe e paprecendent për #AKMC dhe sistemin e #MC në Shqipëri.
https://m.facebook.com/AmbasciataI…/posts/3991879267554388


