Sot u zhvillua një takim me strukturat operacionale të MZSH-ve të Qarku Tiranë, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës, z. Arben Cara, si dhe drejtuesve të të gjitha njësive të MZSH-së së qarkut.
Në fokus të diskutimit ishte:
• Roli kyç i forcave zjarrfikëse në menaxhimin dhe përballimin e emergjencave me risk të lartë;
• Problemaktikat aktuale të strukturës, veçanërisht mungesa e uniformave të duhura mbrojtëse dhe e mjeteve të nevojshme për ndërhyrje në kohë;
• Nevoja për forcimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e efikasitetit në reagimin ndaj situatave emergjente.
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja, ide dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e koordinimit dhe avancimin e strategjive të ndërhyrjes, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.
U vu theksi gjithashtu te nevoja për krijimin e një Qendre Kombëtare të Trajnimeve, si një hap i domosdoshëm për rritjen profesionale të strukturave të mbrojtjes civile dhe shërbimit zjarrfikës.
Prefekti i Qarkut mori angazhim për ta ndjekur me përparësi këtë projekt, si dhe për të iniciuar nxjerrjen e një akti nënligjor që do të rregullojë trajtimin dhe përfitimet që këto struktura duhet të kenë, në përputhje me rëndësinë dhe rrezikshmërinë e detyrës që ato ushtrojnë.



