Takim me Fokus te Parandalimi dhe Reagimi ndaj Emergjencave

Në takimin e thirrur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ku diskutuam bashkë me drejtues të bashkive të qarkut Tiranë dhe institucione të tjera vendore për rreziqet natyrore që mund të na krijojnë situata emergjente. Një koordinim më i mirë ndërinstitucional dhe bashkërendim i vijueshëm i punës mes nesh sjell gjithmonë rezultate të mira. Me rëndësi është gjithashtu që bashkitë të aplikojnë me projekte për të përfituar nga fondi i Mbrojtjes Civile. Përmes këtij fondi sigurojnë investime në infrastrukturë, rehabilitim digash e rezervuarësh dhe blerje mjetesh për forcim të kapaciteteve reaguese. Aplikimet janë të hapura deri më 25 nëntor!

Lajme të tjera