Nga data 08 deri më 17 qershor 2021, në Ohër zhvillohet stërvitja “Maqedonia e Veriut 2021”, e cila do të mbahet në Qendrën Euro-Atlantike të Koordinimit të Reagimit ndaj Katastrofave të NATO-s (#EADRCC) në shtator të vitit 2021.
Në këtë konferencë u theksua rëndësia e dixhitalizimit të Sistemit të Menaxhimit të Krizave, përpara sistemit “The Next-Generation Incident Command Systems” (NICS) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
#NICS është një platformë komunikimi e bazuar në #web e cila shfaq informacionet në kohë reale lidhur me perimetrin e incidentit, zonat e evakuimit, kushtet e motit dhe imazhet nga vendi i ngjarjes.
Pjesëmarrja në këtë stërvitje të #NATO-s është një privilegj për çdo shtet dhe një mundësi për të përkrahur autoritetet kombëtare, për të ngritur kapacitete për përballimin e emergjencave.
Pjesëmarrës ishin Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Z. Oliver Spasovski, Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave Z. Stojanche Angelov, përfaqësues të NATO- s, përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe vendet e Rajonit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u përfaqësua nga Znj. Brisilda Sina dhe Znj. Evisa Duka.






