Kotorr, Mal i Zi, filloi stërvitja “Balance”, ku për katër ditë shtetet pjesëmarrëse, do të fokusohen në reagimin ndaj një simulimi tërmeti, në të cilin do të bashkëveprojnë ekipe nga Shqipëria, Italia, Kroacia, Qipro, Greqia, Bullgaria dhe Spanja.
Vendi ynë përfaqësohet me një ekip prej 20 personash dhe 4 mjete nga AKMC, MZSH Bashkia Shkodër dhe MZSH Bashkia Lezhë, IGJEO dhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile.