Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për përkushtimin, guximin dhe vetëmohimin e të gjithë strukturave të mbrojtjes civile, të cilët çdo ditë janë në vijën e parë për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve në situata emergjente.
Në këtë ditë të veçantë, vlerësojmë angazhimin e strukturave të mbrojtjes civile në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë, që punojnë pa u lodhur për një shoqëri më të sigurt dhe më të qëndrueshme.