Situata mbetet e përqendruar në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë

Përpjekjet e forcave tona dhe avionëve aleatë për izolimin e zjarreve, janë të përqëndruara në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë.
🔥 Situata mbetet e përqendruar në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë.
Finiq – Në fshatin Livinë, zjarri është nën kontroll dhe banesat nuk rrezikohen. Po operohet nga ajri me avion Canadair kroat dhe helikopter i Forcave Ajrore, ndërsa mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë të pozicionuara në gatishmëri rreth fshatit.
Mallakastër – Forcat e Armatosura dhe MZSH Mallakastër po punojnë në një zonë ndarëse midis pyllit dhe pronave private për të ulur intensitetin e flakëve.
Mirditë – Po ndërhyhet nga ajri me avion Canadair italian dhe nga toka për izolimin e vatrave.
Forcat tokësore janë angazhuar maksimalisht për izolimin e zjarreve në të tre bashkitë.
https://www.facebook.com/akmc.gov.al/videos/783816204222746

Lajme të tjera