Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga Departamenti i Komisionit Evropian për Operacionet e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare (DG ECHO), kuadri i BE-së që ndihmon vendet të bashkëpunojnë për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive. Ekipi u përbë nga staf i ECHO dhe ekspertë kombëtarë: gjithsej 11 pjesëmarrës nga 8 shtete anëtare të BE-së.
Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u zhvilluan vizita informative në institucionet kyçe të emergjencave dhe mbrojtjes civile, përfshirë qendra operacionale, agjenci dhe shërbime zjarrfikëse e shpëtimi. Delegacioni realizoi edhe vizita në terren në zona të prekura nga zjarret dhe u takua me autoritetet lokale për të vlerësuar dëmet, kapacitetet e reagimit dhe praktikat e menaxhimit të emergjencave.
Delegacioni vizitoi Bazën Ajrore të Farkës dhe diskutoi me përfaqësues të Forcave Ajrore Shqiptare dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
për rolin e mjeteve ajrore në emergjenca: kërkim-shpëtim, evakuim mjekësor, transport të shpejtë të personelit dhe pajisjeve, si dhe gatishmëri 24/7 – një kapacitet që bëhet jetik gjatë fatkeqësive.
Përmes takimeve dhe vizitave në terren, ekspertët shkëmbyen pikëpamje, njohuri dhe përvoja, duke krijuar një pamje të qartë mbi koordinimin, gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri.
Në rast emergjence, Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të Shqipërisë!
—
For the past two weeks, Albania hosted a civil protection advisory mission on wildfires, led by DG ECHO through the EU Civil Protection Mechanism
, the EU framework that helps countries work together on prevention, preparedness, and disaster response. The team was composed of ECHO staff and national experts , for a total of 11 participants from 8 EU MS.
Visits and briefings were held at key national emergency and civil protection institutions, including operational centers, agencies, and fire and rescue services. The delegation also conducted field visits in fire-affected areas and met local authorities to assess damage, response capacities, and emergency management practices.
The delegation visited the Farka Air Base and discussed with representatives from the Albanian Air Force and the National Agency for Civil Protection
how air assets support real-life emergencies like Search & Rescue, medical evacuation, rapid transport of personnel and equipment, and round-the-clock readiness, the kind of capability that becomes a lifeline during disasters.
Across meetings and field visits with key counterparts, the experts exchanged views, shared knowledge and experience from the field. As a result, they gathered a clear picture of current coordination, readiness, and interoperability across the Albanian civil protection system.
In case of emergency the EU will be always there to stand by Albanian people!
