Shqipëria përgjigjet në kohë rekord në rastet kur Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile kërkon ndihmë

Shqipëria vazhdon të dëshmojë angazhimin në raste emergjencash ndërkombëtare, duke u përgjigjur në kohë rekord në rastet kur Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile kërkon ndihmë.

Ky mekanizëm koordinon mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse në rastet e fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

Me koordinimin e Qendrës Evropiane të Reagimit Emergjent (ERCC), Shqipëria kontribuon me burime, ekipe zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura për të ndihmuar vendet që përballen me situata të vështira.

Angazhimi ynë është një shembull i solidaritetit dhe gatishmërisë për të ndihmuar partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

 

Lajme të tjera