“Shqipëria dërgon ndihma në Bosnje Hercegovinë pas përmbytjeve – pjesë e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”

Shqipëria u është bashkuar partnerëve të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, duke dërguar ndihma për banorët në Bosnje Hercegovinë , e cila u godit nga përmbytjet ditët e fundit.

Pas kërkesës së autoriteteve të Bosnje Hercegovinës, Ministria e Mbrojtjes, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion ndihma solidarizimi.

Ky angazhim është një dëshmi e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal, që tregon se në momentet e vështira, jemi gjithmonë së bashku për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Ne qëndrojmë të angazhuar për të kontribuar në rikuperimin e pasojave për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Lajme të tjera