Shqipëria aktivizoi Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile më 6 korrik

Nën koordinimin e #AKMC, Shqipëria aktivizoi Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile më 6 korrik, për të përballuar zjarret në disa zona, përfshirë Finiqin, ku u rrezikuan banesa dhe u angazhuan forcat në terren për mbrojtjen e jetës dhe pronës.
✈️ 2 avionë “Canadair” nga Greqia, pjesë e kapaciteteve rescEU, kryen 10 hedhje uji dhe u rikthyen po atë ditë.
 Deri më 7 korrik janë djegur 1,162 ha, kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër.
⚠️ Rreziku për zjarre mbetet i lartë. Tregoni kujdes dhe raportoni çdo vatër.