Sot në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme ku prezantova projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.
🤝Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona kombëtare dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave globale. Përmes saj sigurojmë:
✅ Ndihmë të ndërsjellë në rastet e fatkeqësive
✅ Shkëmbim njohurish dhe përvojash teknike
✅ Trajnim dhe zhvillim kapacitetesh në fushën e mbrojtjes civile
Partneriteti me Slloveninë në këtë drejtim, përforcon angazhimin tonë ndaj NATO-s, BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, duke treguar se Shqipëria është një partner aktiv dhe i besueshëm.