“Shembet Ujëmbledhësi në Bunec, Dëme në Biznese dhe Blegtori – Nuk Raportohen Viktima”

Informacion mbi situatën e krijuar në bashkinë Himarë

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe FA janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

 

Njoftime të tjera