Shqipëria do të jetë së shpejti pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, çka automatikisht rrit ndjeshëm forcën reaguese ndaj emergjencave civile. Megjithatë, vendi ynë është i vendosur që jo vetëm të rrisë kapacitetet e tij reaguese ndaj fatkeqësive, por edhe të investojë për parandalimin e tyre.
Komisioneri Evropian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarčič mori sot aplikimin zyrtar për anëtarësimin në këtë Mekanizëm.





