Rritje e nivelit të ujit në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funarë — autoritetet marrin masa për mbrojtjen civile

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funarë niveli i ujit është rritur ndjeshëm, me tendencë për dalje mbi digë.
Bashkia Elbasan, Prefektura e Qarkut Elbasan në kordinim me #AKMC, ka njoftuar strukturat përkatëse të mbrojtjes civile dhe po merren masat e nevojshme në Nj.A. Gracen dhe Nj.A. Bradashesh.
Situata po monitorohet në vijimësi. Ju lutemi të ndiqni njoftimet zyrtare nga autoritetet.