📹: Kanali televiziv italian TRmh 24 I ka kushtuar një reportazh takimit të partnerëve të projektit SA Resilience , ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është partner lider, me titullin “Resilience, Adriatiku i Jugut përballet me ndryshimet klimaterike”.
Takimi me temë “Resilience, promovimi i qëndrueshmërisë territoriale në Adriatikun e Jugut”, që bëri bashke Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi, ka si qëllim kryesor të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të burimeve ujore dhe mbrojtjen civile në zonën e Adriatikut jugor, në mënyrë që të trajtojë rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, emergjencat dhe mungesat e ujit. Përdorimi i teknologjive inovative dhe fuqizimi i aftësive njerëzore dhe infrastrukturore do t’i bëjë rajonet më të qëndrueshme.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ikHeh2mDFaQ