Reagim në Kushtet e Borës: Rikuperohet Avaria në Linjën Guri Kuq–Prrenjas Falë Bashkëpunimit të Strukturave Shtetërore

Më 13 janar ndodhi një avari në linjën e transmetimit 110 kV Guri Kuq-Prrenjas, që kalon në terren të vështirë malor dhe me dëborë të madhe. Brigadat e OST Korçë, Elbasan dhe Tiranë punuan për dy ditë, duke lokalizuar defektin në Çervenakë, në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit, me reshje dëbore mbi 1.5 m në disa zona.

Prefektura kërkoi ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora, me gjatësi 15 km. Falënderoj Drejtorin e AKMC, Z. Haki Çako, për reagimin e menjëhershëm dhe dërgimin e një automjeti me zinxhirë nga Forcat e Armatosura për hapjen e rrugës.

Gjithashtu, falënderoj Drejtorin e OST Korçë, Z. Elton Përmeti, dhe stafin e tij për përpjekjet në kushtet e vështira të motit për riparimin e defektit.

Lajme të tjera