Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus/ECMWF, qershori i vitit 2024 ishte qershori më i ngrohtë që nga viti 1850 kur filluan të ruhen të dhënat. Ky është muaji i trembëdhjetë radhazi që është më i ngrohti në histori, krahasuar me të njëjtin muaj në vitet e kaluara.
Temperatura globale e ajrit në sipërfaqe, në qershor 2024 ishte 0.67°C mbi temperaturën mesatare në qershor për periudhën e referencës 1991-2020.