Iniciativa për Parandalimin e Fatkeqësive dhe Gatishmërinë në Evropën Juglindore, DPPI SEE në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Malit të Zi organizoi workshop-in mbi qendrat e trajnimit të mbrojtjes civile, strukturën programet dhe modalitetet e bashkëpunimit, në kuadër të Programit të Trajnimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive për vitin 2022.
Qëllimi është sigurimi i një platforme për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira që lidhen me organizimin dhe funksionimin e qendrave të trajnimit për mbrojtjen civile, zhvillimin e programeve dhe planet e trajnimit, kryerjen e trajnimeve dhe modalitetet për bashkëpunim të ndërsjellë.
#AKMC#mbrojtjacivile#EU#UCPM#Montenegro






