Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, znj. Dallandyshe Bici, Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Alexis Hupin dhe titullarë të tjerë të MM, FA , AKMC, ishin në pritje të ekipeve që erdhën nga Çekia dhe Holanda, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Nga Holanda ekipi ishte i përbërë nga 47 persona, me 2 helikopterë #Chinook, të pajisur me kova bambi 10.000 litërshe.
Mbështetja dhe solidariteti që ka treguar BE për Shqipërinë, ashtu edhe për të gjitha vendet e prekura rëndë nga zjarri ditët e fundit, nëpërmjet aktivizimit të mekanizmit të #MC europiane, ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme.
Një mbështetje që është në vazhdimësi edhe nëpërmjet programeve IPA Floods and Fires (IPA për përmbytjet dhe zjarret), për reagim dhe parandalim më të mirë, si dhe një integrim sa më efiçent të Shqipërisë në mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, sipas të njëjtave standarte.
Nesër herët në mengjes nisin operacionet për dhënien fund të kësaj situate me ndërhyrje nga ajri, edhe të helikopterëve nga Çekia dhe Holanda – një ndihmesë e shtuar kjo punës së palodhur dhe të pandërprerë të të gjitha strukturave të #MC dhe #FA, gjatë gjithë këtyre ditëve në luftë me zjarret.