Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë.
✅ 66 milionë lekë në total shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër.
✅ Vlera e dëmeve: 56,455,012 lekë.
✅ Janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake për familjet e prekura.
Shpërblimi financiar përballohet nga fondi i kushtëzuar i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve.