Platformë për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm Rajonal të Ballkanit.
AKMC në bashkëpunim me USAID, programin Ndërkombëtar të Shërbimit Pyjor të SHBA dhe Qendrës së Fatkeqësive në Paqësor, të Universitetit të Hawait, u prezantua platforma e “Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm Rajonal të Ballkanit” dhe platformën DisasterAware, e cila është një platformë me bazë informacioni gjeohapësinorë dhe ofron mundësinë për të mbledhur të gjithë aktorët dhe burimet e informacionit në një klik.
Z.Tim Maning nga PDC dhe stafi i tij të shoqëruar nga Z. Matt Wills takuan Drejtorin e Përgjithshëm të #AKMC, Z. Haki Çako pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile dhe gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillojnë disa takime me aktorët e tjerë, pjesë e platformës.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucione qëndrore nē Republikën e Shqipërisë, si dhe partner të ndryshëm ndërkombëtar.
Bashkëpunimi vazhdon !
#AKMC#PDC#USAID#UCPM#EU#CIVILPROTECTION#mbrojtjacivile







