Si mund të përmirësojmë reagimin ndaj fatkeqësive? Si mund të zhvillojmë kapacitetet për Vlerësimin e Nevojave Pas Fatkeqësive dhe Kuadrin e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë në Republikën e Shqipërisë për të garantuar një proces rimëkëmbjeje më efektiv?
Këto ishin çështjet e trajtuara në Workshop-in: Vlerësimi i Nevojave Pas Fatkeqësive dhe Hartimi i Kuadrit të Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë në Shqipëri, një iniciativë globale financuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga UNDP Albania & Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Ky workshop theksoi rolin udhëheqës të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) në forcimin e përpjekjeve për rimëkëmbjen, duke u fokusuar në:
✅ Mësimet nga tërmeti i 2019–2020 për të përmirësuar reagimin institucional
✅ Strategji afatgjata për rimëkëmbjen, nën koordinimin e AKMC
✅ Qëndrueshmërinë në strehim, infrastrukturë dhe bujqësi
Ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë ndanë njohuritë e tyre për të ndërtuar një sistem më të fortë të mbrojtjes civile. Disa nga prioritetet kryesore përfshinë:
🏡 Zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme për banesat
🔌 Rikthimin e shërbimeve jetike si energjia, uji dhe transporti
🌾 Mbështetjen për fermerët dhe komunitetet rurale
Ky workshop ka një rol kyç në krijimin e një sistemi më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes civile, duke siguruar komunitete më të përgatitura dhe një qasje më të qëndrueshme ndaj rimëkëmbjes nga fatkeqësitë emergjencat e mëdha.