Përmirësim i kapaciteteve civil–operacionale: stërvitja e zjarreve masive me mbi 70 ekipe

Stërvitja funksionale “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, e zhvilluar më 11–12 Qershor në Gërhot, Gjirokastër, bëri bashkë mbi 140 pjesëtarë të stafeve të emergjencave civile, 70 ekipe operacionale, si dhe përfaqësues nga 2 prefektura, 10 bashki, 7 agjenci rajonale dhe 11 institucione kombëtare, duke vënë në provë koordinimin ndërmjet strukturave të mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror përmes operacioneve të përbashkëta në terren.
Aktiviteti mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit RESEAL që financohet nga Qeveritë e Suedisë, Portugalisë, Zvicrës dhe Qeverisë Shqiptare si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të risqeve dhe rritjen e aftësisë ripërtëritëse të komuniteteve në Shqipëri.

Lajme të tjera