Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në Qarkun e Gjirokastrës!

Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në Qarkun e Gjirokastrës!

Gjatë datave 12-13 Mars, përfaqësues nga Bashkia Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Përmet, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Dropull dhe Bashkia Libohovë morën pjesë në një seri seancash intensive trajnimi mbi “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë”.

Për shkak të afërsisë gjeografike, këtij cikli trajnimesh iu bashkuan gjithashtu përfaqësues nga Bashkia Konispol, Bashkia Finiq, Bashkia Delvinë dhe Bashkia Sarandë nga Qarku Vlorë.

Këto trajnime u organizuan me qëllim forcimin e kapaciteteve vendore në menaxhimin e fatkeqësive dhe përmirësimin e aftësive për reagim ndaj situatave emergjente.

📌 Programi i trajnimit përfshiu 10 module të detajuara, të përshtatura për rolet dhe përgjegjësitë specifike të pjesëmarrësve.

Modulet mbuluan tema kyçe si:

🔹 Metodologjia e Vlerësimit të Riskut

🔹 Planifikimi i Menaxhimit të Riskut

🔹 Planifikimi i Përgjigjes ndaj Emergjencave

🔹 Komunikimi në situatat e fatkeqësive

🔹 Legjislacioni për Menaxhimin e Fatkeqësive në kontekstin e ndryshimeve klimatike

🌍 Përveç trajnimit teorik, pjesëmarrësit analizuan rreziqet kryesore dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre, duke trajtuar:

🔥 Zjarret në pyje

🌊 Riskun e Përmbytjeve

🦠 Fatkeqësitë e lidhura me Sëmundjet Infektive

🌍 Riskun Sizmik, Gjeoteknik dhe Rrëshqitjet

🏭 Riskun Teknologjik dhe Industrial

💡 Përmes analizës së situatave reale dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit shqyrtuan sfidat e menaxhimit të emergjencave dhe eksploruan zgjidhje praktike për të përmirësuar qasjen e tyre ndaj rreziqeve në nivel lokal.

✅ Ky cikël trajnimesh përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve vendore dhe ndërtimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse për menaxhimin e emergjencave, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve.

 

Lajme të tjera