Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në Mbrojtje ndaj Katastrofave Natyrore dhe të Tjera”

Në Kuvendin e Shqipërisë, ku prezantova projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në Mbrojtje ndaj Katastrofave Natyrore dhe të Tjera”.

Kjo marrëveshje, jashtëzakonisht e rëndësishme, siguron bashkëpunim në disa fusha:

– Shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike, si dhe transferimin e ekspertizës dhe përvojës në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera;

– Edukimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit;

– Zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes dhe shpëtimit;

– Njoftimin e ndërsjellë për rreziqet nga katastrofat dhe pasojat e tyre;

– Dhënien e ndihmës në rast fatkeqësish natyrore dhe të tjera, duke përfshirë zbutjen dhe eliminimin e pasojave të tyre.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Shqipëria rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë në fushën e Mbrojtjes Civile, ndërsa Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) fuqizojnë kapacitetet e tyre për reagim në përballimin e situatave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera.

Lajme të tjera