Vijoi puna për të shuar zjarret në malin e Çikës, tashmë me strukturat e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, MZSH, ADZM dhe administrata e bashkisë, bashkohen dhe 2 avionë zjarrfikës CanadairCL415 nga #Greqia .
Mbështetja vjen pas kërkesës për ndihmë nga Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile në ERCC nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së .







