Operacioni me sukses për shpëtimin e 3 banorëve dhe rreth 30 krerëve kuaj të bllokuar në Malin e Korabit

Gjatë ditës së sotme është finalizuar me sukses operacioni për shpëtimin e 3 banorëve dhe rreth 30 krerëve kuaj të bllokuar në Malin e Korabit, për shkak të borës dhe akullit. Operacioni u realizua falë angazhimit të strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Banorë dhe kuajt janë shpëtuar nga zona e bllokuar dhe ndodhen tashmë në siguri.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të jetë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurisë, duke përfshirë edhe gjënë e gjallë, në përmbushje të misionit të saj.

 

Njoftime të tjera