Operacion i suksesshëm në Belsh – fiket zjarri që rrezikonte zonat e banuara!
Falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri, me forca zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjen e FA, u arrit neutralizimi i vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë.
Dy helikopterë dhe prania në terren e strukturave vendore po sigurojnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin.
Ndërkohë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Italia
ka dërguar dy avionë Canadair që po operojnë në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa
Greqia ka kontribuar me dy avionë në Dukat.




