Sot, nxënësit e kolegjit Turgut Ozal High School Tirana patën mundësinë të vizitojnë nga afër Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kjo vizitë u zhvillua me qëllim që nxënësit të njihen më mirë me funksionimin e sistemit të Mbrojtjes Civile, rolin e tij në menaxhimin e situatave të fatkeqësive natyrore dhe përgatitjen për sfidat në raste emergjente.
Një eksperiencë e vlefshme që ndihmon të rinjtë të kuptojnë nga afër rëndësinë e mbrojtjes civile dhe përkushtimin e atyre që punojnë për sigurinë e qytetarëve!