Një delegacion i forcave kroate, që morën pjesë në operacionet e ndihmës nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës, u prit sot në Durrës, në ambientet e Këshillit të Qarkut, nga autoritetet më të larta vendore dhe qendrore, si Kryetari i Këshillit Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj, Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Emiljan Jani, ish- Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Roland Nasto, N/kryetari i Bashkisë Durrës, Z.Elio Jani, Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Z. Haki Çako, Drejtori i MZSH Durrës, Z. Shkëlqim Troplini, përfaqësues të Mbrojtjes Civile rajonale dhe nga Emergjencat Civile në prefekturë e bashki.
Pas një bashkëbisedimi mes palëve, Delegacioni u njoh me sistemin e Mbrojtjes Civile në Qarkun e Durrësit, si pjesë e Mbrojtjes Civile Kombëtare, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe bëri një vizitë në Amfiteatrin e Durrësit.
#mbrojtjacivile #AKMC #civilprotection