Në datat 6-8 Nëntor, në Budva, Mal i Zi, u zhvillua Platforma Rajonale për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë 2024 dhe Ministerial Roundtable, me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga Shqipëria dhe përfaqësuesve nga 55 vende.
U miratua një deklaratë politike që përmban katër veprime kryesore për qëndrueshmëri ndaj fatkeqësive:
1️⃣ Veprim të integruar për rrezikun dhe qëndrueshmërinë klimatike
2️⃣ Qeverisje gjithëpërfshirëse të rrezikut
3️⃣ Financim të shtuar për qëndrueshmërinë
4️⃣ Sisteme të përmirësuara të paralajmërimit të hershëm
Deklarata do të paraqitet në COP29 për të adresuar rreziqet e klimës dhe për të forcuar kapacitetet ndërkombëtare.