Në zonën e Ravenes të Malit të Gjerë, shpërtheu një zjarr

Dje në mesditë, në zonën e Ravenes të Malit të Gjerë, shpërtheu një zjarr që rrezikoi Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses dhe fshatrat e Dropullit të Poshtëm.
🔥 Falë reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunimit të të gjitha institucioneve, zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe u shmangën dëmet më të mëdha.
🙏 Një falënderim i veçantë:
Shërbimit të Zjarrfikësve të Bashkisë Dropull për ndërhyrjen vendimtare.
Ministrit të Mbrojtjes, z. Piro Vengu, dhe Ministrisë për mbështetjen e çmuar.
Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për helikopterin në hedhjet e ujit.
Ushtarëve që ishin pranë nesh në betejën me flakët.
Punonjësve të Bashkisë Dropull, që ndihmuan në mënyrë vendimtare në shuarjen e zjarrit.
Kjo përpjekje e përbashkët tregoi se kur jemi të bashkuar, mund të mbrojmë vendin tonë, jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe monumentet tona të shenjta.