Në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile, së bashku me zëvendës-kryeministren Belinda Balluku dhe kolegët Ervin Hoxha & @Albana Koçiu për të mobilizuar të gjithë trupën dhe zinxhirin e reagimit të emergjencave civile në nivel kombëtar.
Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga veriu në jug të vendit, ndamë planin e masave me të gjithë titullarët e institucioneve të përfshira në mekanizmin e mbrojtjes civile, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e Bashkive më të ekspozuara ndaj zjarreve:





Komiteti i Mbrojtjes Civile është autoriteti më i lartë i përhershëm që bashkërendon veprimtaritë dhe masat ndërinstitucionale të strukturave dhe të gjitha subjekteve të përfshira në mbrojtjen civile, duke përfshirë Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, Shërbimet Pyjore, Zonat e Mbrojtura, Autoritetet e Transportit; Meteorologjinë etj.